E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungoi fair play na ndeshkoi gjyqtari

Dinamo akuzon

Dinamo ia faturon humbjen në Peqin mungesës së “fair play”-t në fushën e lojës, ndërsa në qendër të sulmeve të klubit janë mbi të gjitha treshja e gjyqtarëve, e drejtuar nga “bilbili” Latifi. Sipas faqes zyrtare të klubit blu, sfida e djeshme me Shkumbinin është “karakterizuar nga loja e rëndë dhe mungesa e ‘fair-play’-t nga lojtarët dhe publiku vendas, por edhe nga vendimet e gabuara të gjyqtarëve, prej të cilave Dinamo nuk fitoi ndeshjen e fundit në transfertë për vitin 2010”. Pretendimet lidhen me një episod në të 20-n me protagonist Kulin, ku “vijërojtësi lejon vazhdimin e aksionit pavarësisht se sulmuesi ndodhej mbi një metër përpara mbrojtjes blu”, por edhe në minutën e 92-të kur “gjuajtja e Sekserit që po shkonte drejt portës ndalet pas një hedhje me duart e hapura të futbollistit të Shkumbinit, Gjondeda”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›