E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasano te Milani arrihet marreveshja sot vjen firma

Blerja

Antonio Kasano te Milani: tashmë është e mbaruar. Sot vjen firma, që do ta lidhë barezin me klubin kuqezi deri në vitin 2014. Presidenti i Sampdorias, Rikardo Garrone, ka pranuar propozimin e Milanit: klauzola prej 5 milionë eurosh për t’iu dhënë Realit do të ndahet në pjesë të barabarta mes Milanit, Sampdorias dhe vetë lojtarit. Marrëveshja mes Kasanos dhe Milanit bllokon një situatë, që pas muajsh thashetheme, u konkretizua të enjten. Pasditen e vendimit të Kolegjit Arbitrar, i mohoi Sampdorias prishjen e kontratës, por përgjysmoi rrogën e barezit dhe e pezulloi atë deri më 31 janar. Në mbrëmje, darka mes Galianit, Braidës dhe Bozos, menaxherit të lojtarit: në tavolinë një marrëveshje deri në 2014, edhe pse mbetej për t’u zgjidhur çështja e klauzolës për t’i dhënë 5 milionë Realit. Kasano më 27 dhjetor do të jetë në Dubai, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë fazën përgatitore. Transferimi do të bëhet zyrtar më 3 janar, ditën e hapjes së merkatos së janarit, por Sampdoria dhe Reali e kanë autorizuar barezin të stërvitet me bluzën e re.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›