E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona, një gol nga rekordi

Në ndeshjen kundër Milanit në Ligën e Kampionëve të martën, Barcelona shënoi golin e 157-të këtë sezon dhe tani është vetëm një larg rekordit brenda një sezoni nën drejtimin e Pep Guardiolës të realizuar më 2008/09.

Në statistikat e publikuara në ueb faqen zyrtare të gjigantit katalan, Lionel Messi renditet si golashënuesi më i mirë me 58 gola, 1.18 për ndeshje. Ekipi i sivjetmë i Barcelonës është rrugës për t’u bërë skuadra me më së tepërmi gola të shënuara gjatë epokës së deritashme të Guardiolës, pasi aktualisht ka realizuar vetëm një herë më pak se rekordi i sezonit 2009/09.

Më 2009/10, ekipi shënoi 138 gola, kurse vitin e kaluar 152. 157 golat e sivjetmë janë realizuar në vetëm 53 ndeshje të gjashtë garave të ndryshme: 86 në La Liga, 33 në Ligën e Kampionëve, 23 në Kupën e Spanjës, 8 në Kampionatin botëror të klubeve, 5 në Superkupën e Spanjës dhe 2 në atë të Evropës.

Kjo sjell një mesatare prej 2.97 golash për ndeshje, shumë më tepër se në sezonet e kaluara (2.54 më 2008/09, 2.33 në 2009/10, dhe 2.45 në 2010/11).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›