Sneijder nuk është në shitje

Nga Express më 18 gusht 2011 në ora 16:15
Wesley Sneijder do të mbetet në Inter gjatë kësaj vere sipas presidentit të klubit Massimo Moratti i cili e përshkroi yllin holandez si “i paprekshëm”.
Sneijder spekulohej me transferim në Manchester United mirëpo Moratti ka theksuar se nuk është i interesuar të shet njërin prej futbollistëve kryesor të ekipit.
“Nuk ka pasur asnjë formë të bisedimeve për Sneijderin dhe nuk ka rëndësi nëse Eto’o mbetet ose largohet nga klubi. Sneijder është i paprekshëm, ai nuk do të shkon askund” tha Moratti për Gazzetta dello Sport.