E Diel, 1 Nëntor 2026

Zeman, vrer kundër Juves: 30 tituj? Për mua ka 23

ROME- Zdenek Zeman nuk rresht së foluri për Juventusin, sidomos këto ditë kur debati mbi yllin e tretë në fanelën e “Zonjës së Vjetër” ka kapur kulmin. Armiku i përjetshëm i bardhezinjve, madje që nga koha para Calciopolit, i ka hedhur “benzinë zjarrit” mbi këtë çështje, duke deklaruar me sarkazmën e zakonshme se nuk arrin ta kuptojë ku janë 30 titujt e fituar nga Juventusi. “Maksimumi unë numëroj 22 apo 23...”, deklaroi Zeman. 

Më pas, tekniku boem vazhdoi: “Gjithkush mund të vendosë në fanelë atë që dëshiron. Madje edhe unë mund të vendosë dy yje në bluzën time”. Një ironi therëse për kampionët e saposhpallur të Italisë dhe që zë vend që në periudhën kur Zeman drejtonte Romën. Atëherë, trajneri çek akuzoi ashpër klubin juventin se përdorte doping, ç’ka startoi një hetim të organeve sportive italiane. Ky “inat” i Zeman vazhdon edhe sot, ndërsa gjatë gjithë kohës trajneri komenton me sarkazëm çdo arritje të klubit bardhezi. 

Blater
Presidenti i FIFA-s Sep Blater i ka dërguar një letër atij të Juventusit Andrea Anjeli, ku e përgëzon skuadrën bardhezi për titullin kampion Italie. Blater në njëfarë mënyre përfshihet edhe në debatin e Italisë, nëse Juventusi do të vendosë apo jo yllin e tretë në fanelë, duke përmendur titullin numër 28 për këtë ekip. “Me kënaqësinë më të madhe dua t’ju përgëzoj për këtë arritje”, shkruan Blater, duke mos i përmendur për asnjë moment dy titujt e hequr në vitin 2006. “Të dielën e kaluar, në vijim të një paraqitjeje të madhe, skuadra e rekordeve, Juventusi, arriti të fitonte titullin e 28-të kampion. Një rezultat i madh, që me të drejtë shkaktoi gëzim dhe eufori. Sepse, pas 9 vjetësh, Juve fiton sërish titullin kampion. Për këtë rezultat historik, i shpreh urimet presidencës, të gjithë futbollistëve, trajnerëve, stafit mbështetës dhe menaxhimit. Urime të gjithëve, shumë suksese dhe gjithë të mirat. Keni qenë shumë të zotë”, shkruan më tej zviceriani. 

Tifozët
Juventusi pretendon të ketë 30 tituj kampionë, duke llogaritur edhe ata dy të hequr në kohën e Calciopolit, por ka edhe një tezë tjetër, që thotë se bardhezinjtë kanë fituar 32 trofe. Uebsajti “Juëorld.net”, një nga më të ndjekurit e tifozëve të Juves, shkruan: “30 tituj të fituar në fushë 2 akoma, ata që lidhen me sezonin 1908-1909. Ishin kampionate zyrtare, të zhvilluara rregullisht dhe që u fituan nga Juve. Klubi duhet t’i kërkojë”. Në vitin 1908, në Itali u zhvilluan dy kampionate: Kampionati Italian i fituar nga Pro Verçeli dhe Kampionati Federal, i fituar nga Juventusi. Ky i fundit edhe pse u organizua nga federata, në fund nuk dorëzoi trofe. Një sezon më pas, ndodhi e kundërta. Juventusi fitoi Kampionatin Italian, ndërsa Pro Verçeli Kampionatin Federal. Federata në këtë rast njohu Kampionatin Federal dhe jo tjetrën. Teza e “Juëorld.net” është e qartë: Përse të mos jepen titujt të dyfishtë në ato dy sezone? Dy për Pro Verçelin dhe dy për Juventusin, duke qenë se të turnetë kanë qenë të njohur nga Federata. Gjithsesi, duket e vështirë që një tezë e tillë të gjejë miratim apo që drejtuesit e klubit të Juventusit të kërkojnë kthimin, pasi kjo do të ndrysonte edhe “pemën e artë” të trofeve në Itali.

SERIA A
13 Maj
Milan-Novara
Fiore-Kaljari
Juve-Atalanta
Çezena-Roma
Parma-Bolonja
Katania-Udineze
Kievo-Leçe
Xhenoa-Palermo
Lacio-Inter
Napoli-Siena
RENDITJA
Juventus 81
Milan 77
Udineze 61
Lacio 59
Napoli 58
Inter 58
Roma 53
Parma 53
Bolonja 51
Katania 48
Atalanta 46
Kievo 46
Fiorentina 45
Siena 44
Palermo 43
Kaljari 42
Xhenoa 39
Leçe 36
Novara 32
Çezena 22
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›