Barcelona orfertë të re për Messi e Iniesta
Zyrtarët e klubit spanjoll Barcelona po përgatisin një ofertë të re për dy mesfushorët Andres Iniesta dhe Lionel Messi. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport” kontrata e re do t’i mbajë të dy lojtarët në klubin katalan deri më 2016. Sipas të njejtës media, kjo lëvizje e Barcelonës bëhet për t’u paraprirë ofertave të mundshme të Manchester United, duke qënë se klubi anglez shiti këtë vetë Cristiano Ronaldon. Mendohet se Messi do të bëhet kështu lojtari më i paguar me 10 milionë euro në vit plus shpërblimet. Vlera e dy futbollistëve me kontratat e reja mund të shkojë nga 150 deri në 200 milionë euro.