E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona përcjell Alban

Barcelona është duke përcjellë progresin e mbrojtësit të majtë të Valencias, Jordi Alba, ka njoftuar e përditshmja spanjolle La Provincias të shtunën.

Alba përveç krahut të majtë të mbrojtjes, di të luajë edhe si mesfushor, ndërsa është shndërruar në njërin prej futbollistëve kryesorë të Valencias dhe së fundmi u ftua për herë të parë në Kombëtaren e Spanjës në fitoren 3-1 ndaj Skocisë.

Paraqitjet mbresëlënëse të 22 vjeçarit kanë zgjuar vëmendjen e drejtuesve të Barcelonës, që janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë pas paqartësive rreth Eric Abidalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›