E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk jam simulues

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez ka reaguar ndaj kritikëve që e kanë akuzuar për simulime.

Pavarësisht paraqitjeve mbresëlënëse të reprezentuesit uruguaian pas transferimit në Anfield nga Ajax në janar, ai është akuzuar për ekzagjerim të kontakteve.

Megjithatë, Suarez insiston se nuk ka asgjë të dyshimtë rreth ndërhyrjeve ndaj tij. “Nuk e mashtroj askënd. Kurrë nuk kam qenë simulues, por vetëm një sulmues i cili pëson shumë ndërhyrje”, tha Suarez për tabloidin britanik The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›