E Shtunë, 31 Tetor 2026

Walcott nuk është gati për qendërsulmues

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se Theo Walcott nuk është ende i gatshëm për t’u inkuadruar në rolin e qendërsulmuesit.

Ish futbollisti i Southamptonit shprehu dëshirën e tij të shkojë hapave të legjendës së klubit Thierry Henry, duke luajtur si sulmues kryesor. Por, Wenger beson se aktualisht ka opsione të mjaftueshme në qendër të sulmit.

“Kam futbollistë tjerë që mund të luajnë në atë rol, Chamakh, Park, Van Persie, Gervinho. Walcott për momentin më përshtatet në krah, por në të ardhmen mund të hyjë më brenda”, tha Wenger për uebfaqen zyrtare të Arsenalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›