Në Jemen vritet një zyrtar i lartë i Al-Qaedës

Shefi i medies i grupit terrorist Al-Qaeda për Gadishullin e Arabisë mbeti i vrarë së bashku me gjashtë militantë të tjerë, gjatë një sulmi ajror në jugun e Jemenit, informuan zyrtarë vendas.
Vendndodhja e Ibrahim al-Banna ishte zbuluar nga shërbimet e fshehta amerikane, të cilat kryen këtë sulm nëpërmjet aeroplanëve të telekomanduar.
Një muaj më parë, nga sulmi i aeroplanëve pa pilot mbeti i vrarë një tjetër figurë e lartë e Al-Qaedës, shefi i organizatës terroriste për Jemenin, Anwar al-Awlaki.
Sipas një raportimi të pakonfirmuar të agjencisë franceze të lajmeve, “AFP”, gjatë sulmit janë dëgjuar tri shpërthime, ndërsa një prej predhave duket se ka goditur një xhami.