E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sneijder synon sukses të ri

Ylli i Interit, Wesley Sneijder shpreson të fitojë edhe më tepër tituj me Nerazzurrët. Sneijder gjendet jashtë fushës nga fitorja e muajit të kaluar 3-1 ndaj Bolognas dhe pritet të rikthehet për takimin e Ligës së Kampionëve kundër Lilles të martën.

Pas shumë spekulimeve gjatë afatit kalimtar të verës, ai vendosi të mbetet në Giuseppe Meazza dhe deklaroi se dëshiron të fitojë tituj të tjerë me gjigantin milanez.

“Mundohem të fitoj tituj sepse është gjithmonë kënaqësi të fitoni gjëra dhe jeni në formë e vazhdoni, duke luajtur në shkallën më të lartë”, tha Sneijder për Gazzetta dello Sport.

Sneijder fitoi titullin në Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë në klub ndërsa e përcolli këtë me një tjetër Kupë të Italisë në edicionin e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›