E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, protesta kundër Gruevskit

Shkup - Pavarësisht rezultateve të sondazheve që nxjerrin fitus kryeministrin Nikolla Gruevski në zgjedhjet e 22 Marsit, qeveria e ti,j po përballet me protesta nga më të shumtat. Qindra fermerë kooperues të qumështores “Sëedmilk” dje janë përleshur me policinë gjatë protestës së tyre para Qeverisë. Ata kanë kërkuar të takohen me vetë kryeministrin, gjë kjo që është penguar nga forcat e policisë të vendosura para godinës së kryeministrisë. Shkak I protestave ka qenë mospagesa e borxhit të tyre nga pronari i ri i kompanisë “Feniks Enerxhi”, edhe përkundër premtimeve të bëra. Borxhi ndaj fermerëve për shtatë muaj ka arritur mbi 3,5 milion euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›