E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Qeveria masa për integrimin e vendit

OHËR- Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani në ministerialin e BE-Ballkani Perëndimor për Çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë, organizuar nga presidenca polake e BE-së në Ohër të Maqedonisë, ka theksuar se qeveria shqiptare ka marrë një sërë masash në kuadër të integrimit.

Sipas tij, masat e marra në luftë kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme shkojnë në një linjë me detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.

Në këtë drejtim, Nishani tha se lufta kundër drogës ka pasur një sukses gjatë vitit 2011 krahasuar me vitin e shkuar, ku zbulueshmëria është rritur ndjeshëm.

Ndërkaq ministri Nishani duke u ndalur ne procesin e liberalizimit të vizave, nënvizoi se shqiptarët e kanë parë këtë proces jo si një mundësi për të ‘ikur’ nga Shqipëria, por si një mundësi për të lëvizur pa viza sipas nevojës dhe preferencave.

Deri më tani kanë shfrytëzuar këtë mundësi rreth 356 mijë vetë, ndërsa numri total i të kthyerve në kufi është rreth 3.9% e numrit të shtetasve që kanë dalë nga Shqipëria.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›