CEZ prezanton projektin "Llogarit vetë sa energji harxhon"
TIRANË- CEZ Shpërndarje prezantoi sot projektin e ri “Llogarit vetë sa energji harxhon”. Me anë të një llogaritësi interaktiv të vendosur online, CEZ Shpërndarje u ofron klientëve mundësinë të arsyetojnë dhe llogarisin vetë konsumin e përafërt mujor të energjisë elektrike në mënyrë që të arrijnë të ekonomizojnë konsumin e tyre në bazë të të ardhurave të tyre.
Llogaritja e konsumit të energjisë elektrike është një mënyrë shumë e mirë për të mësuar diçka më shumë mbi konsumin e elektroshtëpiakeve që përdoren në jetën e përditshme. Duke ditur se cilat pajisje konsumojnë më shumë dhe cilat më pak, klientët kanë mundësinë të ndërtojnë një plan kursimi të energjisë elektrike. Përllogaritja e konsumit mujor të energjisë elektrike, gjithashtu ndihmon në përzgjedhjen e elektroshtëpiakeve që konsumojnë më pak energji elektrike.
Si pjesë të këtij projekti CEZ Shpërndarje do të ndërmarrë një fushatë me disa konmponentë në mënyrë që të arrijë të informojë dhe ndërgjegjësojë shtresa të ndryshme të shoqërisë. Po në kuadër të këtij projekti, CEZ Shpërndarje po punon për të ndihmuar spitalet rajonale se si të mund të ekonomizojnë shpenzimet e energjisë elektrike, dhe praktikisht duke ju dhuruar atyre llampa ekonomike sidomos për pavionet e pediatrisë.
Për përcaktimin se cilat elektroshtëpiake konsumojnë më pak energji se të tjerat, Komisioni Europian për Energjinë ka krijuar një sistem klasifikimi të bazuar mbi konsumin e energjisë për secilën pajisje elektronike që përdoret në ambientet shtëpiake. Elektroshtëpiakeve më efiçente u jepet nota A++, kurse ato me pak efiçente nota G. Vlerësimi i performancës së pajisjes elektrike është i nevojshëm për llogaritjen e konsumit të energjisë, dhe konsumatorët mund të ta gjejnë atë te manuali i përdorimit të pajisjes.
Gjithashtu te manuali i përdorimit, klientët mund të gjejnë edhe fuqinë e instaluar, në krah, të pajisjes elektrike. Fuqia e instaluar tregon se sa energji konsumon pajisja gjatë një ore punë. Ky informacion është gjithashtu i domosdoshëm për llogaritjen e konsumit mujor të energjisë.
(m.a/ata/BalkanWeb)