Barcelona ruan nderin (shikoni golat ne video)

Barcelona, fituesja në fuqi e Ligës së Kampioneve, ka shmangur dje një katastrofë të paimagjinueshme, duke fituar me rezultatin 2-0 në fushën e vet përballë Verder Bremenit në ndeshjen e fundit të fazës së ndeshjeve në grupe dhe duke iu bashkuar Celsit si skuadra e dytë e grupit A që kalon në 16-she. Në një ndeshje që pritej të ishte nervoze që në sekondat e para, janë katallanët që rrezikojnë, por do të jetë vetëm zgjuarsia e Ronaldinjos, në minutën e 13-të të ndeshjes, ajo që do të bëjë diferencën, pasi topi i ekzekutuar prej tij nga një goditje e tij në kufinjtë e zonës, do të kalojë poshtë këmbëve të murit gjerman dhe do të prehet në rrjetë. Vetëm 5 minuta më vonë, është islandezi Eidur Gudjonsen i cili do të përfitojë nga një kundërsulm i skuadrës vendase, dhe, ndonëse në një pozicion të dyshimtë, do të dyfishojë epërsinë e Barcelonës, e cila e ruan atë dygolësh deri në përfundim të 90 minutave lojë.
Ndërkaq, në 3 grupet e tjera, që i luajtën mbrëmë ndeshjet e tyre të fundit, e vetmja "e panjohur" ishte skuadra që do të shoqëronte Valencian për në 16-she të Ligës së Kampioneve dhe ajo është Roma, e cila, duke mundur në fushën e vet pikërisht kryesuesen e grupit D, siguron biletën për në turin tjetër. Ndërsa në grupin B, Bajerni i Mynihut siguroi kreun e renditjes me atë barazim 1-1 në fushën e vet përballë Interit të vendit të dytë. Grupi C përjetoi humbje të papritura për dy skuadrat kryesuese, Liverpulin dhe PSV-në e Eind'hovenit, gjithsesi të kualifikuara që më parë, por që mbrëmë u mundën, përkatësisht 2-3 në Stamboll përballë Gallatasarajit, dhe 1-3 në fushën e vet përballë Bordosë. Kjo e fundit siguron biletën për në turin e 32-shes së Kupës UEFA, në vazhdim të këtij sezoni, ashtu sikundër do të bëjë edhe Verder Bremeni, në grupin A, Spartaku i Moskës, në grupin B, dhe Shahtjori i Donjeckut në grupin D. Sot luajnë ndeshjet e tyre të fundit edhe katër grupet e tjera të Ligës së Kampionve, duke plotësuar kështu fazën e ndeshjeve në grupe për veprimtarinë më prestigjioze të klubeve të Evropës, Ligës së Kampioneve.
Barcelona-Werder Bremen 2-0
Camp Nou. - 98 200 shikuese - SR Busacca (Sz).
----------------------------------------------
Golat: 13. Ronaldinho 1:0. 18. Gudjohnsen 2:0.
----------------------------------------------
Barcelona: Valdes; Zambrotta, Marquez, Puyol, van Bronckhorst; Iniesta (73. Xavi Hernandez), Motta (62. Thuram), Deco; Giuly (85. Ezqzerro), Gudjohnsen, Ronaldinho.
----------------------------------------------
Werder Bremen: Wiese; Fritz, Mertesacker, Naldo, Womé (80. Hunt); Frings, Jensen, Diego, Borowski; Klose, Almeida (71. Klasnic).
----------------------------------------------
Goli i 1 i Barcelones:
Goli i 2 i Barcelones:
Goli i Shevcenkos kundër Levskit: