Besart Berisha: “Doll, të jam mirënohës, por dua të luaj”

Hamburgu i Besart Berishës do të luajë nesër ndeshjen e fundit në Ligën e Kampioneve, ku ndaj rusëve të CSKA Moskë, kërkon pikët e parë në fazën e grupeve. Një nga problemet më të mëdha që po përballet trajneri Tomas Doll, përvec krizës së pashembullt të rezultateve është edhe përdorimi i lojtarëve në vijën e sulmit.
Trajneri i Hamburgut ndodhet prej kohësh në një "luftë" me tifozët e klubit, që e kërkojnë aktivizimin e sulmuesit të ri të Kombëtares shqiptare në cdo ndeshje. Doll e ka aktivizuar shumë pak sulmuesin 20-vjecar. "Unë kam mësuar shumë gjëra gjatë stërvitjes prej trajnerit Doll, dhe i do t'i jem atij pafundësisht mirënjohës. Trajneri e di gjithashtu, që unë digjem dhe dëshiroj të jap gjithcka për të ndihmuar ekipin", është shprehur Besart Berisha në një artikull të botuar në gazetën gjermane "Abendblatt". "Do të jem nesër kundër CSKA Moskë? Nuk e di akoma. Por unë do të doja të luaja", shton Berisha.