Gjenden gjurmë "Poloniumi 210", në stadiumin e Arsenalit

Hetuesit britanikë kanë zbuluar gjurmë Poloniumi 210, izotopi radioaktiv që shkaktoi vdekjen e ish-spiunit rus, Alexander Litvinenko, në stadiumin e klubit të futbollit të skuadrës së Premier Ligës angleze, Arsenal, njoftoi sot një zëdhënëse e shëndetit publik. "Sasi të vogla poloniumi u gjetën në nivele shumë të ulëta në zona të lokalizuara, por, nuk ekziston asnjë rrezik ndaj shëndetit publik", - bëri të ditur zëdhënësja e Agjencisë së Mbrojtjes së Shëndetit, Katherine Lewis.