E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oto Bariç vazhdon stërvitjen me kandidatët

Lojtarët e thirrur nga trajneri i kombëtares shqiptare, kroati Oto Baric dhe trajneri i ekipit U-21 (Shpresa) Artan Bushati, kanë nisur grumbullimin në qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamëz, qe do të zgjasë deri në datën 7 dhjetor. Burime nga stafi i teknikut Baric u shprehën dje se do të jetë ai që do të vendosë për lojtarët të cilët më pas do të provohen edhe me kombëtaren e të rriturve. Të njëjtat burime thanë se kandidatët, të cilët pothuajse e kanë të sigurt një vend në kombëtare, janë Eldorado Pema, Mërgim Mavraj dhe Ansi Agolli. Përsa i përket objektivit të këtij grumbullimi, ai bëhet në kuadër të nismës së marrë nga tekniku Baric, i cili prej kohësh ka vendosur që të ndërtojë një kombëtare për të ardhmen. Emrat e lojtarëve që mendohen nga Baric për t'u grumbulluar me kombëtaren do të publikohen në ditët në vijim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›