E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blerim Xhemajli, në horizont Juventusi

Blerim Xhemalji, shqiptari me pasaportë zviceriane që luan në radhët e FC Zyrih dhe kapiteni i ekipit zvicerian, është në përfundim të kontratës me klubin helvetik, ndërkohë që ende nuk ka një ofertë për të. 20-vjecari, pjesë e Kombëtares së Kobi Kuhn në Botërorin e Gjermanisë, është një ndër më të kërkurarit në tregun zvicerian të futbollit. Shefi i klubit të FC Zyrih, Fredi Bikel prej një muaji është duke hartuar një kontratë joshëse për talentin shqiptaro-maqedonas, për ta lidhur sa më gjatë "xhevairin" deri në vitin 2009, periudhë që lidhet ngushtë edhe me Kampionatin Europian që do të zhvillohet gjatë verës së vitit 2008 në Austri dhe Zvicër. Klubi dëshiron që ai të rritet akoma më shumë te ekipi i tij, që dhe përfitimet e klubit të jenë më të mëdha. Këshilltari i Xhemajlit, Vinicio Fioranelli, kërkon edhe kohë deri në firmosjen e saj nga ana e palëve në rast të paraqitjes së kontratës. Qëllimi është i qartë. Në horizont për shqiptarin kanë dalë emra të mëdhenj: Juventus dhe Livorno në Itali, si dhe Borusia Mënshengladbah në Gjermani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›