Barcelona s’do të ketë një tjetër Messi

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka thënë se klubi kurrë nuk do të ketë një futbollist të kalibrit të Lionel Messit.
24 vjeçari debutoi me ekipin e parë të Barcelonës më 2004 dhe ka hyrë në histori të gjigantit katalan si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Talenti i tij është shpërblyer me tre Topa të Artë, së bashku me çmime të tjera individuale.
Rosell nuk dyshon se argjentinasi është futbollist unik. “Mendoj se Barcelona kurrë nuk do të ketë një tjetër futbollist si Messi. Ai është i veçantë në fushë dhe jashtë saj”, deklaroi Rosell për mediet spanjolle.