E Diel, 1 Nëntor 2026

Triumfi në FA Cup, shpëtim i sezonit

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard ka thënë se fitorja ndaj rivalit nga Merseyside, Evertonit në përballjen gjysmëfinale në FA Cup të shtunën mund të shënojë një pikë kthese në sezonin e vështirë.

Reds kanë fituar Carling Cup por kanë vuajtur në Premierligë duke fituar vetëm 12 nga 33 ndeshjet dhe shuar shpresat e përfundimit në katër pozitat e para.

“Kjo nuk është vetëm një gjysmëfinale, është një gjysmëfinale kundër Evertonit. Për të gjithë ne, por edhe në Everton, është ndeshje e madhe. Kjo mund të na ndryshoj sezonin për të mirë”, deklaroi Gerrard për BBC Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›