Romario ‘shkel’ Ronaldon

Ish futbollisti brazilian Romario ka kritikuar bashkëkombësin e tij, Ronaldo.
Romarios, i cili aktualisht është deputet në parlamentin brazilian, nuk i ka pëlqyer deklarata e Ronaldos rreth kandidimit të tij për president të Federatës braziliane të Futbollit (CBF).
“Ronaldo thotë se dëshiron të bëhet president i CBF-së, por vetëm pas vitit 2014 kur do të përfundojë konfuzioni rreth Kampionatit botëror dhe kur do ta ketë lehtë”, deklaroi Romario për magazinën Rolling Stone duke e quajtur “qyqar” planin e Ronaldos.