E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona s’ka video të Pepes

Andres Iniesta përgënjeshtroi lajmet e disa mediave spanjolle se Barcelona dhe analistët e saj kanë mbledhur pamje filmike të Pepes nga El Clasicot me Realin gjatë sezonit 2010-2011.

Sipas medieve, Barcelona ka faktuar me pamje se mbrojtësi portugez, i cili akuzoi lojtarët Blaugrana se teatrojnë, i godet ata në këmbë edhe në rastet kur topi nuk është afër. Iniesta deklaroi se “Këto raportime të medieve nuk janë të vërteta. Ne, lojtarët e Barcelonës nuk kemi parë kurrë video të Pepes apo ndonjë kolegu tjetër”.

Megjithëkëtë kontradiktat e fundit, mesfushori spanjoll deklaroi se Pepe është një mbrojtës i madh dhe mendimi për të nuk ndryshon edhe pse portugezi ka një tjetër këndvështrim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›