UEFA gjobit Lazion për racizëm

UEFA ka gjobitur Lazion me 40 mijë euro pas thirrjeve raciste të bëra nga tifozët e klubit italian në ndeshjen e muajit të kaluar kundër Tottenhamit në Europa League.
Jermain Defoe, Aaron Lennon dhe Andros Townsend raportohej se ishin cak i thirrjeve raciste gjatë duelit në kuadër të Grupit J në White Hart Lane. Lazio ka tre ditë kohë të paraqet ankesë nëse besojnë se gjoba është e padrejtë.
Takimi përfundoi 0-0, kurse Tottenhamit iu anuluan tre gola. Prezent në ndeshje ishte edhe presidenti i UEFA-së, Michel Platini.