E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona shpenzoi 53 milionë euro për futbollistët e saj

Barcelona bëri përforcimin e parë të këtij afati kalimtar të verës duke arritur marrëveshje për mbrojtësin e majtë të Valencias, Jordi Alba.

Reprezentuesi spanjoll do ti kushtojë gjigantit katalan 14 milionë euro dhe pritet të zyrtarizohet si futbollist i Barcelonës pas përfundimit të testeve mjekësore të caktuara për javën e ardhshme.

Por, në fakt Alba është futbollist nga akademia e gjigantit katalan por që si i ri braktisi klubin.

Alba do të përcjell shembullin e Cesc Fabregasit dhe Gerard Piques të cilët u rikthyen në klub pas largimeve të mëhershme.

Por, nëse llogaritim shpenzimet për rikthimin e futbollistëve të saj, del se Barcelona ka shpenzuar 53 milionë euro për Alban (14), Fabregasin (34) dhe Piquen (5).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›