E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia, në gjueti të titullit të 6-të mes Euros e Botërorit

Ndeshjet finale të veprimtarive të mëdha axurre bëhen nëntë. Për gjermanët vazhdon mallkimi italian

Italia, në gjueti të titullit të 6-të mes Euros e Botërorit

Përgatiti: Erion ABULE

Dikur ishin Otot dhe Francët, tani Mesutët dhe Samitë. Gjermania ndryshon, evoluon, mbizotëron ekonomikisht në Europë. Por nëse ka një top që rrotullohet dhe rreth kalojnë fanellat axurre, jo, asgjë nuk ndryshon. E provuan Seleri, Bekenbaueri dhe Gerd Myleri, Rumenige, Mateus, Fëler e Balak. Këtë herë Ozil dhe pjesa tjetër e kombëtares me shumë kombësi. Për gjysmë shekulli (në 1962-in ndeshja e parë zyrtare, Botërori kilian), Gjermania dërgoi kundër të gjithë artilerinë të formuar në fabrikat e saj më të mira futbollistike. Ndërkohë bie edhe muri i Berlinit, por asgjë për të bërë: një tjetër mur, ngjyrë axurre, qëndron aty. Me këtë përballje shkojnë tetë: tetë sfida zyrtare, mes Europianit dhe Botërorit dhe asnjëherë pancerat nuk kanë mundur të fitojnë me Italinë. Varshavë 2012 si Dortmund 2006, Madrid 1982, Meksiko Siti 1970 dhe më tej, duke rilexuar librat e historisë.

DHE JANË NËNTË Mirë kështu, sepse Italia konfirmohet një skuadër e mrekullueshme për gjysmëfinale, duke dështuar vetëm dy herë në 11-të kalimin në aktin e fundit (në Europianin 88 kundër Bashkimit Sovjetik dhe në Botërorin 90 kundër Argjentinës). Tani finalja, e nënta e historisë axurre, edhe pse kontaktet me Botërorin janë më të shpeshta: 6 finale kundër 3, me këtë Europian.

Historia axurre niset nga dygolëshi 1934-1938: duke likujduar  Austrinë dhe Çekosllovakinë për titullin e parë botëror, sistemuar Brazilin dhe Hungarinë 4 vjet më pas. Pastaj duhen 30 vjet për tu rikthyer në finale: në Napoli, në 68, monedha bie nga ana e duhur kundër Bashkimit Sovjetik, me Jugosllavinë vjen edhe titulli i parë dhe i vetëm europian. Dy vjet më pas, në Meksikë 70, del në skenë Ndeshja e Shekullit: fitorja 4-3 në kohën shtesë me Gjermaninë që i dërgon axurrët në finalen fatale me Brazilin e Pelèsë.

ME NGJYRA Nga bardhezi, kujtimet bëhen me ngjyra në vitin 1982: pasi kaloi Poloninë në gjysmëfinale, Italia bëhet për herë të tretë kampione e botës, duke mundur, por do të ishte thuajse e kotë të kujtohej, 3-1 Gjermaninë. Brazili i ndalon sërish në vitin 1994 në Botërorin amerikan, ndërsa Franca i gjunjëzon në finalen europiane të 2000-it me Golin e artë të hidhur të Trezegesë. Hakmarrja gjithsesi konsumohet në 2006-ën. Gjermania i sjell sërish fat në gjysmëfinale: Groso e Del Piero në gjysmëfinale i japin Berlinin, Kanavaro ngre kupën pas goditjes së 11-metërshave. Bilanci mbetet pozitiv: deri tani, tetë finale dhe 5 fitore.

15 fitore të axurrëve ndaj Gjermanisë për një total prej 31 përballjesh: mbaroi 2-1 si të enjten, dy herë në vitin 1955, 30 mars dhe 18 dhjetor në dy miqësore

9 barazime mes italianëve dhe gjermanëve, dy herë si në fazën finale të një Europiani dhe të një Botërori dhe 5 në miqësore

7 fitore të gjermanëve, që nuk i kanë mundur italianët asnjëherë në ndeshje zyrtare dhe që nuk fitojnë që nga viti 1995

Fyerja në Tv

Kasano-Baloteli, si dy qen rrugësh

Adrenalina nga transmetimi direkt në televizor për gjysmëfinalen europiane, u ka shkaktuar një shaka të shëmtuar Reinhold Bekmanit dhe Mehmet Shollit, respektivisht gazetar dhe opinionist në televizionin gjerman Ard. Duke komentuar Gjermani-Itali, në pushim të ndeshjes, Bekman i cilësoi Kasanon dhe Balotelin, qen të tërbuar rrugësh në zonën e rreptësisë gjermane dhe pak më pas, ish-lojtari i Bajernit bën një tjetër gabim, duke i quajtur dy sulmuesit persona të sëmurë.

Kryeministri

Monti, çfarë eurogoli Angela Merkelit!

Munda të verifikoj dje që kancelarja do të donte të shikonte finalen në Kiev. Natyrisht jo me mua…. Kryeministri i Italisë, Mario Monti përdor armën e ironisë sa i takon Angela Merkelit për të komentuar arritjen e madhe të Italisë kundër Gjermanisë në gjysmëfinalen e Euro 2012. Me sa duket Merkel mendon të jetë në finalen e Europianit, por e pa shoqëruar nga kolegu i saj italian, i cili pranon Në Kiev, do të jem unë…, – ka shtuar Monti. Monti në Kiev? Nuk jam i befasuar, – ka thënë trajneri axurr Prandeli.

Urimi

Papa bekon suksesin e italianëve

Si pastor i Romës, Papa ndihet pjesëmarrës i alegrisë së besimtarëve të tij. Pas fitores ndaj Gjermanisë së tij, Benedikti i 16-të, i ka kërkuar kardinalit Bertone të manifestojë përgëzimet e tij për kombëtaren italiane, e cila të enjten në mbrëmje është kualifikuar për në finale të Euro 2012. Kështu njoftoi dje zëdhënësi i selisë së shenjtë, Federiko Lombardi, i cili ka treguar për një telefonatë mes presidentit Napolitano dhe kardinalit Bertone.

Polemika

Kasano, i vetmi që nuk foli pas triumfit në Varshavë

Pas ndeshjes Itali-Gjermani, të gjithë lojtarët e Prandelit dhanë deklarata, përveç Antonio Kasanos, i cili zgjodhi heshtjen. Motivi mund të ketë qenë pas gjërave të thëna apo të shkruara mbi gjendjen e tij deri tani, apo mbi disa leje të shpeshta për të takuar gruan dhe djalin, të cilët ndodhet në një hotel tjetër në krahasim me wags-at e tjera italiane, që nuk e kanë pëlqyer shumë milanisten. Megjithatë, nga kampi italian mbështetja për FantAntonion nuk mungon, një nga lojtarët më të mirë në fushë për Italisë së bashku me Pirlon dhe Bufonin. Antonio di Natale shpjegon: Kasano është një fenomen, me të kam një marrëdhënie speciale. Baloteli? I kam qëndruar gjithnjë pranë. Një kampion i madh dhe një djalosh shumë i mirë.

Trajneri

Mançini: Isha i sigurt që Mario do shënonte 2 gola

Axurrët festojnë para televizorit dhe Roberto Mançini është i kënaqur për benjamimin e tij Mario Baloteli. Isha i sigurt që Mario do të shënonte dy gola, – tregon trajneri i Mançester Sitit, – e ndjeja. Mendova se do të ishte mbrëmja e tij dhe që do të bënte ndryshimin në fushë. Çfarë mendova pas golit të dytë? Që do të shënonte një tjetër. Jam shumë i kënaqur për të. Ka qenë gjithnjë i përqendruar, tani është golashënuesi më i mirë. Një cilësi? I jashtëzakonshëm. Mario nuk donte të dilte… Donte të qëndronte në fushë akoma gjashtë apo shtatë minuta, megjithatë mirë kështu: është momenti që mund të kalojë nga lojtar i zoti në lojtar i madh. Dhe kundër Spanjës pres ta udhëheqë sërish skuadrën. Erdhi momenti i kurorëzimit.

Në rast humbjeje kundër iberikëve, në arkat e Federatës Italiane të Futbollit, do të hyjnë më pak se 20 milionë euro

Fitorja me Spanjën vlen thuajse 23 milionë euro

Në mësymje të Europianit nesër në Kiev. Dhe me më pak romanticizëm, edhe nga shpërblimet e UEFA-s të këtyre kohëve, jo shumë të çmueshme. Nëse Italia fiton Europianin, do të hynin në arkat e federatës, 22.5 milionë euro (Spanjës 23 për një fitore më shumë në fazën me grupe). Humbja vlen 19.5 milionë euro (për Spanjën 20). Në Europianin 2008, Italia fitoi 11 milionë euro (e eliminuar në çerekfinale), në Botërorin 2006 arriti në 18 milionë (kampione).

Nuk është një Europian shumë i pasur ky dhe kjo dihej: pak për krizën botërore, pak sepse UEFA ka përdorur fondet e saj për të mbuluar humbjet e organizatorëve (duke ia arritur deri në një farë pike). Shifra maksimale që një kombëtare mund të fitojë është 23.5 m

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›