Guardiolas i “mungon” futbolli

Ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se atij qysh tashmë është duke i munguar futbolli.
“A do më mungojë futbolli? Ai po me mungon tashmë. Jam lodhur duke luajtur Golf me babain tim”, tha Guardiola. Për katër vite sa udhëhoqi Barcelonën ai fitoi 14 tituj, përfshirë këtu tre La Liga, dy Liga të Kampionëve dhe dy Copa del Rey.
Megjithatë, 41-vjeçari në prill kishte paralajmëruar se nga sezoni i ardhshëm nuk do të udhëheqtë Barcelonën pasi dëshironte të pushonte për ti ‘mbushur bateritë.