Lucio në Juventus ?

Mediet në Itali kanë raportuar se Juventusi ka arritur marrëveshje me Lucion, pasi lojtari më herët e shkëputi kontratën me Interin.
Menjëherë gazetat sugjeruan se Juventusi mund ta transferojë brazilianin si transfer i lirë, pasi një gjë të tillë e kishin bërë edhe me Pirlon vitin e kaluar. Juventusi thuhet si i ka ofruar një kontratë dy vjeçare me 2.2 milion euro në vit plus bonuset, që është pothuajse gjysma e pagës që Lucio mori të Interi.
Më herët për shërbimet e tij kanë qenë të interesuar disa skuadra po interesimi më serioz kishte ardhur nga skuadra turke Fenerbahce.