E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma blen Marquinhon

Roma ka kompletuar transferimin e Marquinhos nga Fluminense për 3.5 milion euro. Braziliani i ishte bashkuar Romës gjashtë muaj më parë dhe me paraqitjet e tij ka arritur që ti bindë zyrtarët e Romës për ta mbajtur atë në skuadër.

Në faqen zyrtare të Romës shkruhej: “AS Roma dëshiron të ju njoftojë se ka arritur marrëveshje me Fluminensen për transferimin e Marco Antonio De Mattos Filho (Marquinho), për 3.5 milion euro”.

Ai deri tani kishte luajtur në 12 ndeshje dhe kishte shënuar tre gola. Marquinho është transferi i parë i trajnerit të ri Zdenek Zeman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›