Hysi ‘shkel’ Llamkos Kosovën

As trajneri i ri, Luan Prekazi nuk e ka këndell Llamkos Kosovën. Përkundrazi, vushtrriasit të shtunën e kanë bërë paraqitjen më të dobët në këtë edicion. Ata janë deklasuar në Merdarë nga Hysi, i cili i mposhti me rezultat bindës, 4:0 – në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës.
Mysafirët nuk ishin ‘kërkah’ dhe këtë ‘huti’ të tyre e shfrytëzoi ekipi i Hysni Maxhunit, që i realizoi katër gola dhe me meritë i fitoi tri pikë të reja.
Arlind Zylfallari i shënoi dy gola për llapjanët – njërin në minutën e 22-të e tjetrin në minutën e 66-të, kurse nga një gol e shënuan Fidan Ademaj në minutën e 33-të dhe Fiton Hajdari në minutën e 80-të.
Kjo ishte humbja e tretë e Llamkos Kosovës në këtë stinor, krahas tri barazimeve e një humbje, derisa për Hysin ky ishte triumfi i dytë, sa ka edhe barazime karshi tri humbjeve.