E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garojne 12 zhytes te kampionatit boteror Red Bull Cliff Diving

 Përpara 70 mijë shikuesve dhe me një erë që shkonte deri në 60 km në orë, 12 zhytës të kampionatit botëror Red Bull Cliff Diving, kanë garuar në La Roshel të Francës.

Ndalesa e katërt e këtij kampionati ka nxjerrë fitues sërish anglezin Gary Hunt duke shtuar në palmaresin e tij edhe këtë trofe.

I quajtur britaniku brilant, Hunt, ka bërë një hedhje perfekt me një shkallë të lartë vështirësie.

E zhvilluar në gjirin e Biskaj, gara e Francës ka ngjitur në podiumn e fituesve zhytësin nga Luksemburgu Alen Kol, i cili arrinte për herë të parë në treshen e më të mirëve.

Pas tij, në vendin e tretë u rendit çeku, Mihal Navratil

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›