Halilhodzic, selektor i Algjerisë

Nga Express më 22 qershor 2011 në ora 17:49
Vahid Halilhodzic është emëruar selektor i ri i Kombëtares së Algjerisë.
Trajneri boshnjak, ish selektor i Bregut të Fildishtë, ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin arab. Ai do ta marrë në dorë Algjerinë nga 1 korriku.
Me këtë rast bien nga kombinimi gjermani Jurgen Klinsmann, braziliani Carlos Dunga dhe francezi Paul Le Guen, që shiheshin si kandidatë të mundshëm për ta marrë këtë post.
Së fundmi, Halilhodzic ishte trajner i Dinamos se Zagrebit, ku luan edhe sulmuesi kosovar Fatos Beqiraj.