Mighty, i pari në “Counter Strike”
Nga Express më 22 qershor 2011 në ora 14:26
Mighty është ekipi i cili ka triumfuar në turneun e lojërave elektronike “Counter Strike”, që është mbajtur gjatë kësaj fundjave në Internet Kafen ‘LioNET’ në Prishtinë.
Ky eveniment ishte mjaft atraktiv për faktin se në të kanë marrë pjesë 26 ekipe me nga pesë persona nga të gjitha vendet e Kosovës.
Mirëpo, ekipi prishtinas doli më i suksesshmi me ç’rast fitoi 500 euro. Organizmi i këtij turneu është bërë me iniciativën e vetë të rinjve, të cilët që nga paslufta janë aktivë në lojërat të njohura si “Electronic Sports”.
Tash e tutje ky turne do të jetë tradicional, i cili nga shtatori pritet të mbledhë edhe shumë ekipe tjera.