Gjoba ndaj biznesmenit minorenet tek Krimet e Renda

Ka nisur si nje ”hakmarrje” per 360 mije leke te vjetra, shume e barazvlefshme me oret e papaguara gjate punes, tentativa e gjobvënies se 4 te miturve nga qyteti i Shkodres tre dite me pare ne Shkoder. 16- vjeçari, me iniciale G.G nga lagja ”Skenderbeg” organizoi planin e gjobevenies prej 80 mije euro, ndaj biznesmenit Xhavit Kasemi, pasi ky i fundit nuk i kishte paguar 400 leke shtese ne dite, ne fund te muajve te punes.
Sebashku me dy moshatare te tij i blene një pistolete Zastava, por pa fisheke nje tjeter minoreni dhe me pas nëpërmjet nje mesazhi ne numrin e celularit te gruas se Kasemit i kerkojne shumen prej 80 mije euro, ne kembim te jetes se tij. Kur mberriten poshte pallatit te biznesmenit, ”grabitesit” kerkuan sasine e eurove, duke debatuar ne distance.
Plani i deshtoi pas mberritjes se policise, qe arrestoi minorenin me pistoleten Zastava. 4 te arrestuarit u paraqiten perpara gjykates se krimeve te renda, ne prani te mbrojtesve te tyre dhe psikologut, ndersa organi i akuzes, kerkoi nga gjykata vleresimin e arrestit si te ligjshem dhe detyrimin per paraqitje çdo 15 dite, deri ne përfundim te hetimeve ndaj tyre.Kjo shenon edhe rastin e pare me te pandehur minorene ne gjykaten e Krimeve te Renda ne Tiranë.
Pas vendimit te gjykates, 4 minorenët qe tentuan te vendosin gjobe ndaj nje biznesmeni do te rikthehen ne banesen e tyre, per t’u paraqitur dy here ne muaj perpara prokurorit.
Denada Shkodrani