E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bardheblutë penalizohen në Kombëtare"

Kapiteni i Tiranës, Devis Mukaj, ka hapur polemikën e radhës me Kombëtaren. Pas akuzave, vërejtjeve dhe zhgënjimeve të shprehura nga shumë aktore të futbollit, "korit" i bashkohet edhe ikona bardheblu. Mukaj, i cili nuk luan prej tri vitesh në Kombëtare (paraqitja e fundit më 11 tetor 2006 në "Amsterdam Arena", në humbjen 2-1 me Holandën), po mendon të heqë dorë prej fanellës kuqezi. Ndër të tjera, 32-vjeçari nuk ka ngurruar të thotë edhe se lojtarët e 24 herë kampionëve janë të persekutuar në përfaqësuese. "Po mendoj të heq dorë nga shpresa për të riveshur fanellën e Kombëtares. Ka kaluar një kohë e gjatë prej aktivizimit tim të fundit", tha ai. "Problemi qëndron se lojtarët e Tiranës janë të persekutuar kur vjen fjala të përfaqësojnë Shqipërinë: shikoni Devollin, edhe pse është një prej mesfushorëve më të mirë në qarkullim në Superiore, askush nuk i bën ftesë, ndërsa Sefa dhe Lila që janë pjesë e kontingjentit meritojnë më shumë minuta në dispozicion nga trajneri".

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›