E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria zbret në vendin e 98-të

Shqipëria vazhdon zbritjen në renditjen e FIFA-s, e cila azhornohet çdo muaj. Në nëntor, kuqezinjtë e drejtuar nga Josip Kuzhe kanë humbur një vend në krahasim me klasifikimin e mëparshëm dhe tashmë e shohin vetën të 98-ët. Me barazimin në miqësoren e luajtur në Estoni, përfaqësuesja jonë ka 7 pikë më pak se në renditjen e tetorit (327 pikë në total). Nëse vëzhgohet renditja e një viti më parë, Shqipëria ka humbur plot 13 vende: në nëntor të 2008-s, Kombëtarja pozicionohej në vendin e 86-të. Pas ngjitjes deri në vendin e 78-të në janar të këtij viti, kuqezinjtë kanë regjistruar zbritje të vazhdueshme. Pozicionime më të këqija se kjo aktuale janë regjistruar vetëm në periudhën korrik, gusht dhe shtator 2008, kur kuqezinjtë ishin në vendet 100, 101 dhe 102. Në "Top 10", Spanja i merr vendin e parë Brazilit, Holanda dhe Italia ruajnë vendet tre dhe katër, ndërsa Portugalia është e pesta (pasi ngjiti 5 shkallë). Gjermania, Franca, Argjentina, Anglia dhe Kroacia plotësojnë 10-shen më të mirë.

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›