Teatrot e rretheve, në përpjekje për mbijetesë
Më shumë se ambiente arti, skenat e sotme teatrore janë vende kujtese. Për pjesën më të madhe të qyteteve ato shënojnë një kronikë mbijetese. Tradita e dikurshme nuk mund të bëjë gjë tjetër veç të ngjallë nostalgjinë. Për një pjesë të këtyre institucioneve, veçanërisht estradat, flitet me "na ishte një herë". Pjesa më e madhe e teatrove të qyteteve vuajnë mungesën e financimeve, trupa profesioniste të rrudhura deri në maksimum, artistë që shumë pak motivohen dhe në përfundim një produkt i ngjitur në skenë, që nuk përbën një grishje të madhe për publikun. Në një pjesë të mirë të qyteteve, brenda një viti, ambientet e këtyre teatrove shërbejnë më shumë për mitingje politike se sa për premiera teatrore.
Orët e fundit të teatrit të Gjirokastrës
Shfaqje teatrore apo variete nga trupa profesioniste e teatrit të Gjirokastrës duket se ka mbetur gjëja më e vështirë për t‘u realizuar. Tradita e filluar në vitin 1908 po shkon drejt shuarjes. Shkaku kryesor është mungesa e fondeve financiare. Nga 60 aktorë dhe prapavijë teatrore, stafi është rrudhur në 13 persona, prej të cilëve vetëm 9 janë aktorë. Fondi vjetor përfshin rrogat e personelit dhe 500 000 lekë për shpenzime të tjera (energjia elektrike, uji, rekuizita, gardëroba, skenografia etj). Trupa e teatrit profesionist "Zihni Sako" e qytetit, brenda së cilës dikur përfshiheshin trupa e teatrit, estradës, cirkut profesionist dhe teatrit të kukullave, që në kohët më të mira arrinte të jepte 15 premiera në vit, aktualisht me shumë vështirësi arrin të japë vetëm një premierë. Shfaqja më e fundit që është ngjitur në skenën e këtij teatri, komedia "Nuk paguaj, nuk paguaj" nën regjinë e Piro Qiqit, ka reflektuar mungesën e madhe në këtë teatër. Teatri profesionist duket se është në fund të ekzistencës së tij në këtë qytet. Nën varësinë financiare dhe administrative të bashkisë së qytetit, trupa prej 9 aktorësh aktualisht realizon me shumë vështirësi një shfaqje në vit, e cila edhe ajo është e mangët. Që prej vitit 1995, trupa teatrore nuk merr pjesë në asnjë eveniment teatror që zhvillohet në vend dhe për mungesë të fondeve nuk festoi dot as 40-vjetorin e themelimit të saj. Salla e shfaqjeve u shërben më shumë tubimeve të forcave politike se sa teatrit dhe spektatorëve të dikurshëm. Premiera e fundit e kësaj trupe "Nuk paguaj, nuk paguaj", jo vetëm që të bind për "rrokullimën" e këtij arti, por edhe për faktin se pushteti lokal në Gjirokastër vërtet nuk po denjon të ndryshojë situatën. E. Serjani
Aktorëve të Fierit u rrezikohen rrogat
Kriza për mbijetesë është ndier veçanërisht sivjet në teatrin "Bylis" të Fierit. Është reflektuar së pari në kalendarin artistik, ku gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2009 janë vënë në skenë vetëm 3 pjesë të reja. Ky fakt pohohet për gazetën "Shqip" nga drejtori i teatrit "Bylis" Robert Hoxha, i cili thekson se së fundmi janë vënë në diskutim edhe rrogat e artistëve. "Pagat na u rritën në 1 korrik, por ne nuk e kemi ndier këtë rritje, pasi, siç thonë drejtuesit e pushtetit vendor, rrogat tona po diskutohen nëse do të mund të merren apo jo", shprehet Hoxha. Shumë aktorë shprehen se rrogat e tyre diskutohen që të ulen në 19 mijë lekë të reja, si pasojë e cenimit të autonomisë financiare të pushtetit vendor, nga ku merren fondet edhe për teatrin e qytetit. Drejtoria e artit dhe e kulturës në Bashkinë e Fierit i ka ulur në 50% financimet për projekte artistike dhe veprimtaritë kulturore. Salla e teatrit "Bylis" gjatë vitit 2009 më shumë është përdorur nga partitë politike për fushatë elektorale se sa për aktivitete artistike. Nga një fenomen i tillë prej më shumë se 12 vjetësh po vuan edhe Pallati i Kulturës në Ballsh. Dikur Estrada e Ballshit ka qenë e njohur në të gjithë vendin, kurse sot, asnjë nga ish-protagonistët e saj nuk e frekuenton më. Pagesat e artistëve mbetet edhe një nga problemet e qytetit verior të traditave, Shkodrës. Teatri "Migjeni", skena ku janë sipas drejtuesve të këtij teatri sot artistët që kanë dekada në skenë, si ata të estradës ashtu dhe ata të dramës, nuk paguhen më shumë se 30 mijë lekë të vjetra. Veprimtaria artistike e këtij teatri, nga i cili kanë dalë emra të njohur, vazhdon rregullisht. M. Troka
Berati, një qytet pa teatër
Qyteti i Beratit, i njohur për kulturën dhe arkitekturën shumëshekullore, prej disa vitesh nuk njeh aktivitetet e dikurshme kulturore. Prej vitesh në këtë qytet nuk funksionon trupa profesioniste e Teatrit të Estradës, janë larguar këngëtarët e grupit të njohur të këngës popullore qytetare beratase, por edhe këngëtarët profesionistë. Deri tre vjet më parë, qendra kulturore "Margarita Tutulani" mbahej me fondet e buxhetit të shtetit nëpërmjet Ministrisë së Kulturës dhe më pas ky institucion i kaloi në varësi e administrim bashkisë së qytetit, e cila jo vetëm nuk e gjallëroi më tej, por thuajse e largoi vëmendjen nga kjo godinë. Organika prej më shumë se 50 punonjësish të kësaj qendre kulturore u reduktuan në rreth 25, pjesa më e madhe e të cilëve mbetën punonjës të sektorëve ndihmës. Dy vjet më parë, këta të fundit, me një vendim të bashkisë, i kaluan qendrës së saj ekonomike, se gjoja nuk mbulonin pagat e tyre në Qendrën Kulturore, duke krijuar kështu një zbrazëti edhe të atyre pak aktiviteteve artistike. I vetmi profesionist, në rolin e regjisorit të ish-teatrit profesionist të estradës ka mbetur Sejfulla Myftari (Cekja i Beratit). M. Haxhialiu
"Skampa", në kërkim të një regjisori
Një grup artistësh të përzier, por pa "komandant"! Kështu mund të etiketohet teatri "Skampa" i qytetit të Elbasanit, që së paku përmbledh teatrin e dramës dhe estradës. Gjithë e gjithë është katandisur me tetë aktorë që luajnë edhe në teatër, edhe në estradë. Për më tepër, prej afro tre vjetësh teatri i këtij qyteti nuk ka një regjisor për dramën apo për estradën, megjithëse shkon në 52 punonjës numri i atyre që paguhen. Ndoshta një mungesë e tillë përligj në një farë mënyre edhe aktivizimin e regjisorëve të jashtëm me honorare për të përmbushur numrin e shfaqjeve teatrale apo të humorit. "Aktivizimi i regjisorëve të jashtëm apo edhe një pjesë aktorësh nga Tirana ose ndonjë rrethi tjetër ka qenë zgjidhja më e mundshme, përderisa emrat e njohur të teatrit të dramës e estradës kanë kohë që punojnë në kryeqytet", ka pohuar drejtori i Qendrës Kulturore të Elbasanit, Ilirjan Sulkja. Sipas tij, kjo ka bërë që teatri të mos e vuajë mungesën e shfaqjeve. Gjithsesi, kujtimin e kohëve të arta e kthejnë stendat muzeore që qëndrojnë në të katra stinët e vitit në muret e hollit, bashkuar me shijen e kafesë e erën e konjakut të vendit. Sa për buxhetin, ai ka qenë në kufijtë e përballimit të pagave e veprimtarive me karakter lokal. Shfaqjet më me peshë kanë siguruar fonde së pari nga bashkia e të tjera përmes projektesh në Ministrinë e Kulturës. Sidoqoftë ky qytet ka të ngjarë që së shpejti të zhvillojë tenderin për një regjisor!
B. Dybeli
Peshkopi, tkurret Estrada profesioniste
Në qytetin verilindor të Peshkopisë, me sforco vazhdon ende të funksionojë estrada profesioniste, e vetmja e këtij lloji në të gjithë Qarkun e Dibrës (Dibër, Bulqizë dhe Mat). Ashtu si në shumë rrethe të tjera, mungesa e financimeve e kanë çuar në kufijtë e mbijetesës trupën e kësaj estrade. Drejtori i Pallatit të Kulturës në qytetin e Peshkopisë, Veli Vraniçi, thotë për "Shqip" se aktualisht estrada funksionon me vështirësi. Trupa e kësaj estrade ka mbetur vetëm me tre aktorë dhe një regjisor. Për çdo vit, vijon drejtori, realizojmë të paktën tre numra estrade, ku shumica e aktorëve janë amatorë dhe paguhen në bazë të një kontrate, hartuar konform ligjit të qeverisë për këtë problem. Fakti që Estrada financohet nga ana e bashkisë bën që mirëfunksionimi i saj të varet nga mirëkuptimi i drejtuesve dhe këshilltarëve të saj. "Ne kemi gjetur mirëkuptimin në këtë drejtim, por gjithsesi për një zgjidhje përfundimtare do të ishte e nevojshme që financimi i Estradës të mos mbetet peng i bashkive, por të jetë një zë i përcaktuar nga qeveria", thekson drejtori. l.h.
Vlora, pa probleme financiare
Në këtë panoramë mungesash, teatri "Petro Marko" i Vlorës është nga të paktët institucione ku gjërat duket se funksionojnë. "Ne, si trupë teatrore realizojmë 5-6 premiera në vit, drama dhe komedi. Me një staf punonjësish prej 36 personash, teatri i varietesë së Vlorës nuk ka pasur asnjëherë probleme me financimin apo mangësi të tjera që shumë nga qytetet i ndiejnë. Prej një viti, Këshilli i Bashkisë ka nxjerrë një vendim, i cili parashikon që 90% e të ardhurave nga shitja e biletave t‘i përfitojnë vetë aktorët. Kjo është një mënyrë për të nxitur realizimin e sa më shumë shfaqjeve", thekson drejtori Dhimitraq Furxhi. Ai nënvizon se jo rrallë, realizimet e tyre janë vlerësuar edhe me çmime në aktivitete teatrore kombëtare. Një faktor kryesor që teatri i Vlorës ka dhe një spektator jo të vogël është dhe trupa e parodistëve të Vlorës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për këtë teatër. Financimet, si bazë e mirëfunksionimit të këtij teatri, nuk kanë munguar. M. Marsi
Teatri i Korçës kërkon godinë
"Andon Zako Çajupi", teatrit të Korçës, nuk i mungojnë as shfaqjet dhe as spektatorët. Problemi i takon kushteve në të cilat punojnë aktorët. Ndërtesa e vjetër përbën rrezik të vazhdueshëm, ndonëse është ndërhyrë me rikonstruksione të pjesshme. Drejtoresha e teatrit, Zamira Kita, thotë se kushtet në teatër mbetën një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen artistët gjatë punës së përditshme. Suva të rrëzuara, dysheme e dëmtuar dhe orendi të vjetra. "Teatri ka nevojë për një rikonstruksion të plotë, pasi ndërtesa nuk i përngjan aspak një godine arti dhe kulture. Kushtet janë të këqija dhe të vështira. Ka dëmtime të godinës, pasi është një objekt i vjetër dhe ndërhyrjet kanë qenë gjithnjë të pjesshme dhe jo efektive. Suvatë bien vazhdimisht, orenditë janë tepër të vjetra dhe dyshemeja e skenës nuk favorizon për veprimtaritë artistike", thotë Zamira Kita. Gjendja e teatrit vazhdon të mbetet vështirësia kryesore edhe pse është zgjidhur më në fund ngrohja me kaldajë. J.Dhimitri