E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bardhyl Londo: Botues të pasur, shkrimtarë të varfër

Poeti i njohur kritikon kritikën letrare që nuk ka ditur të nxjerrë në pah vlerat e poezisë

Poezia është një gjini me traditë të madhe në letërsinë shqipe, ku sot tabloja e saj paraqitet e shumëllojshme dhe tepër interesante. Kështu u shpreh gjatë një interviste dhënë për gazetën SOT poti i njohur Bardhyl Londo. Sipas tij sot në poezi kanë hyrë breza të rinjsh krijuesish që e kanë filluar aktivitetin e tyre pas viteve 90 dhe sot janë bërë me autoritete me zë në poezinë shqipe, gjithashtu shumë prej autorëve që kanë shkruar edhe më përpara

vazhdojnë të krijojnë dhe të ndiqen me interes nga lexuesi. Të gjithë këtë poeti e konsideron si një tablo shumë sugjestionuese dhe që dëshmon për një vitalitet të vazhdueshëm. Nga ana tjetër për poetin Londo problemi qëndron në faktin se kritika ende nuk ka ditur apo nuk ka mundur të nxjerrë në pah anët më pozitive dhe më me vlerë të këtij fenomeni interesant. Më tej në vijim të kësaj interviste ai flet dhe mbi tregun librit në vendin tonë, duke e konsideruar si shumë problematik.

-Si e shikoni zhvillimin e letërsisë shqipe sot?
Është një tablo komplekse dhe e shumanshme, të cilën është e vështirë, madje e  pamundur ta karakterizosh me dy fjalë. Ajo që do të thosha shkurtimisht është fakti se letërsia është nga fushat e jetës më të përparuara dhe më të emancipuara në Shqipëri. Në rast se në shumë fusha të tjera Shqipërisë i duhen përpjekje kolosale dhe të stërmundimta për tu integruar në Evropë, letërsia shqiptare bën tashmë jetën e vet normale evropiane. Duke u nisur edhe nga botimet e vitit që kaloi, si anëtar i jurisë ngritur pranë MTKRS për çmimet letrare, të cilat sapo u akorduan dhe me të cilat tashmë jini njohur, mund të them se vitit 2008 ishte tepër i mbarë. Romani solli tituj mjaft interesantë disa prej të cilëve përbëjnë arritje jo vetëm për autorët, por edhe për vetë  letërsinë. Lista e autorëve ishte e tillë që përfshinte romancierë me një karrierë tashmë të gjatë e të sprovuar, romancierë të moshës së mesme si dhe të moshës më të re, madje debutues. Ishte një tablo e pasur dhe e larmishme e zhvillimit të romanit shqiptar dhe dua të  përsëris se disa prej titujve të botuar vitin që shkoi do të zënë vend në letërsinë shqipe dhe kanë përbërë ngjarje të vërtetë letrare. Poezia në fillim mu duk e zbehtë dhe pa ndonjë interes të veçantë. Por Libri i detit i poetit Arian Leka që u botua ditët e fundit të dhjetorit ishte vërtetë një dhuratë e veçantë krishtlindjesh që autori i bëri lexuesit shqiptar dhe poezisë shqipe. Fjalë të mira do të thosha edhe për librin me poezi të Ledia Dushit. Përkthimi dhe këtë vit na solli dy prej kryeveprave të letërsisë botërore: Malin magjik të nobelistit gjerman Tomas Man dhe Odisenë e gjeniut Homer. Ishte me të vërtetë një tablo e pasur dhe impresionuese tabloja e përkthimeve të këtij viti. Shumë prej autorëve më të mëdhenj botërorë folën me një shqipe të bukur e të kulturuar. Problem të madh më duket se paraqet letërsia për fëmijë, e cila vazhdon të mbetet gjinia më e prapambetur dhe më shterpe. Megjithëse diçka më mirë, problem jo të vogla paraqet edhe drama shqipe.

-Në media është folur shumë për kritikën letrare. Sipas jush, a ka kritikë letrare sot?
Natyrisht që ka. Mund të gjykohet vetëm niveli i saj. Duhet të  kemi parasysh se prapambetja e kritikës është një nga pasojat më të renda që kemi trashëguar nga sistemi i kaluar komunist. Ishte një sistem që nuk mund të lejonte dhe aq më pak të nxiste një kritikë të vërtetë letrare. Në vend të kritikës së vërtetë shkencore ai stimuloi dhe financoi një kritikë që në të vërtetë ishte në rolin e censurës dhe që shikonte vetëm ekuilibrin ideor të veprave, një kritikë që kishte si synim jo evidentimin e vlerave apo antivlerave letrare por vetëm kujdesej për të ashtuquajturën pastërti ideologjike të artit dhe letërsisë, për ruajtjen dhe shpëtimin e tij nga ndikimet borgjeze revizioniste. Dhe ky farë sistemi u ngrit deri në art,sa nëpër shkolla nuk përgatiteshin kritikë estetë, por kritikë ideologjikë. Ishte një traumë shumë e madhe, një plagë e hapur që do kohë për tu mbyllur. Për fat të keq edhe sot nuk po bëhet sa duhet, ose të paktën duhet bërë shumë më tepër për të përgatitur brezin e ri të kritikëve, për ta shkolluar atë në shkollat më të mira perëndimore. Natyrisht që sot po rritet dhe po afirmohet një brez i ri sidomos në fushën e studimeve, të cilët së bashku me ata studiues e kritikë më të vjetër në moshë por tashmë të çliruar nga dogma  e së kaluarës komuniste po sjellin një tablo interesante në kritikën letrare  shqipe. Por e vërteta është që mbetet shumë për të bërë sidomos në evidentimin e asaj që po ndodh sot realisht në letërsinë dhe artet shqiptare, në afirmimin e vlerave të vërteta dhe të pseudovlerave komerciale.

-Sipas jush, si ka ndikuar komercializmi në kulturën letrare në vendin tonë?
Komercializmi nuk ndikon në kulturë, por ndikon në treg. Edhe tek ne si në të gjitha vendet e tjera komercializmi është dhe do të jetë një bashkudhëtar i përhershëm. Dhe deri këtu nuk ka asnjë të keqe. E keqja është kur ky komercializëm institucionalizohet  dhe sundon apo mbyt artin e vërtetë, kulturën e vërtetë. Pikërisht këtu del në plan roli i kritikës letrare, përgjegjësia e saj e cila duhet të bëjë dallimin dhe ti servirë opinionit publik vlerat e vërteta, vlerat e përjetshme në dallim nga vlerat e çastit.

-Cilat janë vështirësitë që ndesh më së shumti një shkrimtar sot?
Duke lenë vështirësitë e zanatit të cilat duhet ti zgjidhë vetë shkrimtari, vështirësitë e tjera  janë të karakterit ligjor dhe administrative. Dhe do të thosha që nuk janë të pakta. E para është e drejta e autorit, e cila megjithëse ligji është aprovuar prej kohësh, përsëri nuk po gjen zbatimin e duhur. Kjo ka bërë që shkrimtarët dhe artistët me të drejtë të ndjejnë një farë diskriminimi: frytet e punës i marrin të tjerët, botuesit apo prodhuesit ilegalë të kasetave, disqeve apo nganjëherë edhe të librave pa kurrfarë kontrate.

-Çfarë mendoni për zhvillimin e poezisë sot?
Poezia është një gjini me traditë të madhe në letërsinë shqipe. Edhe sot tabloja e saj paraqitet e shumëllojshme dhe tepër interesante. Në poezi kanë hyrë breza të rinjsh krijuesish që e kanë filluar aktivitetin e tyre pas viteve 90 dhe sot janë bërë me autoritete me zë në poezinë shqipe. Gjithashtu shumë prej autorëve që kanë shkruar edhe më përpara vazhdojnë të krijojnë  dhe të ndiqen me interes nga lexuesi. Ndërkaq emra të rinj futen gjithmonë e më tepër. Mes tyre ka emra shumë interesantë. E gjitha kjo përbën një tablo shumë sugjestionuese dhe dëshmon për një vitalitet të vazhdueshëm. Çështja është se kritika ende nuk ka ditur apo nuk ka mundur të nxjerrë në pah anët më pozitive dhe më me vlerë të këtij fenomeni interesant. Duke folur për poezinë e sotme, nuk kam parasysh të gjithë atë krijimtari poetike që botohet shpesh herë pa pasur parasysh asnjë nivel të vërtetë artistik. Fjala është për poezinë e vërtetë, e cila mund të mos jetë e shumtë, por kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që atë e gjen në botimet e çdo viti. Fjala vjen duke parë botimet poetike të vitit që kaloi rreth 99 përqind e tyre ose nuk të bëjnë ndonjë përshtypje të veçantë, ose të lenë një shije pakënaqësie. Por ky është një fenomen i rëndomtë që ndodh në të gjitha vendet jo vetëm në Shqipëri, që ndodh me të gjitha gjinitë jo vetëm me poezinë. E rëndësishme  është që ekziston ajo pjesa e vogël, qoftë edhe dy-tre apo katër libra tek, të cilat ia vlen të ndalesh, madje ia vlen edhe të shkruash e ti reklamosh.

-Kohët e fundit ishit në Mal të Zi. A mund të na thoni diçka për aktivitetin që u zhvillua atje?
Së bashku me Zija Çelën dhe Ermir Nikën ishim të ftuar nga libraria më e madhe e Podgoricës që mban emrin e Raimond Karverit. Ishte një librari moderne dhe tepër interesante e cila nuk merret thjesht me shitjen e librave siç e konceptojmë ne librarinë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›