Bardhyl Minxha: Ju rrëfej kalvarin e vuajtjeve të mija në QSUT
QSUT, pacientët shtrim me mik në Kardiologji
Spitali Nënë Tereza nuk është në gjendje tiu sigurojë pacientëve të shtruar medikamentet bazë për kurim. Si pasojë e mungesës së tyre, pacientët janë të detyruar ti sigurojnë ato në mënyrë private, duke i blerë në farmaci të ndryshme. Për këtë fenomen është folur shpesh në media, por drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të QSUT asnjëherë nuk e kanë pranuar si problem, madje shpesh i kanë këtë dhe shumë probleme të tjera në QSUT e kanë quajtur
shpifje të medias. Megjithatë gazeta ka kontaktuar me një pacientë të kësaj qendre i cili ka treguar për gazetën jetesën, e tij prej 16 ditësh në repartin e Kardiologjisë. Pacienti Bardhyl Minxha vuan nga sëmundja e zemrës dhe ka dy javë që sorollatet në spitalin Nënë Tereza, për tu kuruar dhe ende nuk i ka gjetur një zgjidhje për shëndetin e tij. Pasi e vetmja zgjidhje që i kanë dhënë mjekët kanë qenë ilaçet e shumta dhe të shtrenjta që duhet të blejë. Kur jam shtuar ditën e parë kamë ardhur me urgjencën e Kirurgjisë, pasi kisha hemorragji në stomak, nga aty me sollën në reanimacionin e Kardiologjisë, pasi më thanë se kisha probleme me zemrën. Pas vizitave të mjekëve kardiolog më thanë të blija disa ilaçe, pasi spitali nuk i kishte. Bleva 150 mijë lekë ilaçet vetëm për stomakun, bleva dhe 20 kokrra ilaçe Plavix për zemrën që kushtuan 7 mijë lekë, por kamë blerë dhe ilaçe të tjera që nuk kushtojnë më pakë se 30 mijë lekë siç janë Nomo-s, Nexium, Sortis, Maluxs të gjitha me lekët e mija. Kamë librezën e shëndetit por nuk hynë në punë për asgjë, të gjitha shërbimet i kamë paguar vetë spitali vetëm valium më ka dhënë, ka pohuar pacienti Bardhyl Minxha. Shtrimi Shprehja Më mirë një mik se një thesar, nuk është e vlefshme në pavijonin e Kardiologjisë, për ata që duan të zënë një vend në këtë pavijon. Pacientët e këtij pavijoni kanë pohuar për gazetën se kanë paguar mjekët ose kryeinfermieren e pavijonit për të bërë shtrimin e tyre, pasi shëndeti nuk ka qenë fort i mirë që ata të presin disa muaj sa tu vij radhe e shtrimit. Kjo është një nga mënyrat për ata që ja mban xhepi ndërsa një mënyre e përdorur nga pacientët është shtrimi i tyre në urgjencat e pavijoneve dhe të presin deri sa mjekët të kujtohen se kanë një pacientë për ta shtruar në repartin e kardiologjisë, dhe kjo gjithmonë kur aty është liruar një vend nga një tjetër pacientë. Në fakt, të gjithë janë në gjendje të rëndë kanë nevojë për konsulta, analiza, mjekime të specializuara, shpeshherë edhe për operacion. Nga të gjithë këta pacientë në gjendje të rëndë, duhet të bëhet përzgjedhja e rasteve më emergjente. Pacientët më emergjentë të urgjencës janë ata që qëndrojnë të shtruar, të tjerët ose duhet të marrin mjekim dhe të kthehen në shtëpi, ose duhet të presin diku në korridor deri sa të lirohet ndonjë vend. Mungesa e ShtretërvePacientë të shtirë në korridore, madje edhe të ulur në karrige në pritje të ndihmës së shpejtë. Të gjithë kanë ardhur urgjent në kërkim të shpëtimit nga krizat e sëmundjes që i kanë kapur. Ndërsa bluzat e bardha vrapojnë në pritje të tyre dhe mundohen t'i sistemojë ku të mundin për t'u dhënë ndihmën e shpejtë. Këto janë pamjet që të ofrohen në këto në Urgjencën e kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Në pavijonin e kardiologjisë në QSUT, pavarësisht se janë bërë premtime nga ministria e Shëndetësisë se do të përmirësohen kushtet gjendja vazhdon të mbetet po e njëjta, përsa i përket mungesës së shtretërve. Fluksi i pacientëve vazhdon të mbetet i madh, por numri i shtretërve vazhdon të jetë po i njëjtë, edhe pse drejtoria dhe ministria e shëndetësisë kishin premtuar zgjidhje të këtij problemi që në ditët e para të këtij viti. Numri i pacientëve në këtë pavijon arrin mbi 150 persona në ditë, dhe kjo është e pa përballueshme me shtretër nga ana e këtij pavijoni. Por shtretërit nuk janë i vetmi problem që ekziston në pavijonin e kardiologjisë. Mungesa e medikamenteve vazhdon të mbetet një tjetër problem serioz. Mjekët shprehen se janë të shqetësuar për problemet dhe presin një zgjidhje nga drejtoria. Pavijoni vazhdon të mbetet i mbipopulluar dhe shumë pacient i marrin mjekimet në karroca. Infrastruktura
Mjekët adresojnë pacientët në klinikat e tyre privateDuket se ministria e shëndetësisë ka dështuar në penalizimet e mjekëve që do të adresimin pacientët në spitale private për arsye përfitimi. Pak ditë më parë ministri Petrit Vasili ka thënë se do të shkarkohen nga puna të gjithë mjekëve që fyejnë pacientët dhe që janë kthyer në sekserë për përfitime personale. Por duket se kjo është harruar nga ministri Vasili. Pasi mjekët jo vetëm që nuk e kanë zbatuar këtë urdhër të tij por vazhdojnë të rekomandojnë pacientët në klinika private. Rasti më i fundit është i o pacientit Bardhyl Minxha. Duhet të bëja Fibroskopin që shërben për stomakun, mjeku që merrej me këtë më rekomandoj të shkoja në klinikën e tij private, pasi sipas tij ajo që ishte në QSUT ishte prishur. Por një ditë më vonë mora vesh që në repartin e Gastronomisë ku bëhet Fibroskopia kjo aparaturë nuk ka ekzistuar fare. Mjeku nuk donte tia dinte fare për vuajtjet e mija, por kërkonte të shkoja në klinikën e tij e të merrte 80 mijë lekë të cilat i mori, ka pohuar Pacienti Minxha. Veprimi arbitrar që ndodh më rëndom nga bluzat e bardha është përcjellja e pacientëve nga spitali publik në klinikat private, ku ata ushtrojnë profesionin e tyre. Strategjia e ndjekur prej mjekëve dhe që u pranua nga vetë Ministri, është se ata u thonë pacientëve se nuk kryhen vizita të tilla në një pavijon, nuk punojnë aparaturat ose neglizhojnë vizitat. Në këtë mënyrë ata i drejtojnë në klinikat private për të marrë një shërbim më të shpejtë dhe më të kualifikuar. Ndërkohë që personat që paguajnë sigurimet shëndetësore dhe që përfitojnë nga tarifat e vendosura për këtë kategori, janë të detyruar të paguajnë tarifa të larta dhe pa asnjë lloj subvencionimi në sistemin privat. Kjo situatë është bërë mese e zakonshme në spitalet e vendit, sidomos në kryeqytet, ku biznesi i ushtrimit të profesionit të mjekëve në sistemin publik dhe privat është kthyer në mjaft fitimprurës. Mjekët gjejnë klientelën në sistemin publik dhe e drejtojnë atë për tek privati.
Liri Mëhalla
Last Updated on E Merkure, 10 Shkurt 2010 22:08