Egjipt, udhëheqësi ushtarak dëshmon në gjyqin e Mubarakut

Udhëheqësi i Këshillit ushtarak në Egjipt, Mohamed Tantavi, është thirrur që të dëshmoj në procesin kundër ish presidentit, Hosni Mubarak.
Marshali Tantavi dhe disa anëtarë të tjerë të Këshillit ushtarak në Egjipt të cilët ishin bashkëpunëtorë të Mubarakut do të dëshmojnë në seancën gjyqësore me dyer të mbylluara, që pritet të fillojnë të dielën.
Procesi gjyqësor kundër ish presidentit Hosni Mubarak, ka filluar më 3 gusht. Ish presidenti Mubarak është akuzuar se ka urdhëruar vrasjen e protestuesve, gjatë kryengritjes, e cila çoi në përmbysjen e tij nga posti, në muajin shkurt të këtij viti. Afro 850 protestues janë vrarë gjatë kryengritjes 18 ditëshe në Kajro, në periudhën janar-shkurt të këtij viti.