E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bare: Nesër protestë në Gërdec, kundër babëzisë së pushtetit

TIRANË- Deputeti socialist Besnik Bare ka ftuar sot qytetarët të bëhen pjesë e protestës që do të zhvillohet nesër në Gërdec në orën 17.00 në Gërdec, në kujtim të trevjetorit të humbjes së jetës së 26 shqiptarëve të pafajshëm dhe plagosjes së qindra të tjerëve.

“Sot, kur kanë kaluar thuajse tri vjet nga shpërthimi tragjik i korrupsionit në Gërdec, autorët e këtij krimi jo vetëm që enden akoma të lirë, por vazhdojnë të sundojnë e të vjedhin në këtë vend, njëri kryeministër, tjetri ministër e një tjetër si djalë i kryeministrit. Faji është i Saliut. Ishte Saliu ai që kërcënoi, shantazhoi e shkatërroi procesin e hetimit dhe gjykimit të Gërdecit, për të shpëtuar të birin dhe ministrin që e mbante peng tek i biri. Prandaj nesër, kur mbushen plot tri vjet nga shpërthimi që mori 26 jetë burrash, grash e fëmijësh, shqiptarët do të protestojnë në Gërdec për të kërkuar drejtësi për t’i thënë kurrë më regjimit vrastar të Saliut. Nesër, e martë 15 mars, në orën 17:00 në Gërdec”, theksoi Bare.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›