E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratiset nga burgu në Zvicër, kapet në Morinë

KUKËS - Një 37-vjeçar u ndalua dy ditë më parë në doganën e Morinit, pasi gjatë verifikimit të dokumenteve të tij në sistemin TIMS, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar. Burime zyrtare të policisë lokale, bënë të ditur se shtetasi Teki Helshani, banor i Therandës, 37 vjeç, ndërsa po hynte nga Kosova në Shqipëri, në orët e vona të natës së kaluar, rezultoi të ishte person i kërkuar nga Interpoli. Sipas po të njëjtave burime, Helshani kërkohej nga policia zvicerane pasi ishte arratisur nga një burg i Zvicrës, ku vuante dënimin e dhënë nga një gjykatë vendase, për vandalizëm e sjellje të cilësuara të rënda. Vendosja e sistemit TIMS, në pikat e kalimit kufitar me Kosovën, ka mundësuar që, gjatë lëvizjes në të dy anët e kufirit të identifikohen jo rrallë persona në kërkim ndërkombëtar. Vetëm gjatë këtyre ditëve të marsit janë identifikuar e ndaluar 5 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›