E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, babai aksidenton për vdekje të birin 3 vjeç

LEZHË- Një fëmijë tre vjeç u aksidentua për vdekje sot në qytetin e Rrëshenit.
Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë i Qarkut të Lezhës, Armando Ndoka, bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në lagjen "Kaçorraj" të qytetit të Rreshenit, në rrethin e Mirditës, kur Erjon Kaçorri, 35 vjeç, duke manovruar mikrobusin e markës "Renault", me targa LE 6979 A, në oborrin e shtëpisë së tij, ka aksidentuar rëndë djalin e tij tre vjeçar, E. K.
Megjithëse i aksidentuari u dërgua urgjentisht për ndihmë mjekësore në Spitalin e Rrëshenit nuk mundi t’u rezistojë plagëve të rënda, duke gjetur vdekjen.

(d.b/ATA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›