Balla: Berisha e Basha pjesë e skandalit të naftës
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla akuzon kryeministrin Berisha dhe ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, si të lidhur me kontrabandën e naftës Virgin.
“Prej muajsh kemi denoncuar aferën e naftës 'Vergine', një aferë kusarie që ka grabitur 80 milionë euro nga paratë e shqiptarëve. Sot janë në pranga një pjesë e atyre që bënin transportimin dhe tregëtimin e llumit që shitej për naftë të cilësisë së parë, ndërkohë që ata që e mundësonin këtë grabitje dhe u hapnin shtigjet kësaj kontrabande janë në tryezën e qeverisë“, - tha Balla.