Bare: S'e lëshoj Lagunën e Karavastasë!

Ish-kreu i Bandës se Lushnjes Alfred Shkurti i njohur ndryshe Aldo Bare, kërcënon nga qelia për here te dyte cilindo qe do te tentoje te marre pronësinë mbi ish-ndërmarrjen e tij te peshkimit ne Lagunën e Karavastase, tashme e sekuestruar nga shteti. Gjithçka ndodhi ne seancën e radhës se procesit qe po zhvillohet ne Gjykatën e Krimeve te Renda, ku ishte thirrur për te dëshmuar noteri qe ishte marre me aktet e shitjes se kësaj prone. Sipas noterit Adrian Kanaqe, çdo veprim i kalimit te pronësisë ishte bere me vullnet te plote mes paleve. "Atë ndërmarrje nuk do lindin burra që ta marrin sa te jem une gjalle" - është shprehur Bare. Me pas i pandehuri kërkoi nga Gjykata qe te thërrasë për te dëshmuar Shkëlqim Haxhiun, i cili sipas tij është dëshmitari kyç i procesit. Ishkreu i Bandës se Leshnjes akuzohet për disa krime te renda, te ndodhura ne qytetin e Lushnjes, gjate periudhës 1997 -2000.
Shpërndaje