E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra tashme rreziku vjen nga Kiri

Reshjet e diteve te fundit kane shkaktuar probleme nderkohe qe eshte renduar situata ne argjinaturen mbrojtese


Amortizimi ka bere qe fshatrat e lagjet periferike te qytetit te permbyten sa here ka reshje te shumta


SHKODR - Qyteti i Shkodres i cili ndodhet ne mes te liqenit dhe lumit Kir tashme rrezikohet edhe nga ky i fundit. Vershimet e ujerave ne lumin Kir gjate muajve te fundit kane renduar situaten ne argjinaturen mbrojtese te tij.


Ne shume pjese te saj argjinatura eshte gerryer ne disa te tjera thuajse mungon teresisht duke e kthyer kete lume ne nje kercenim serioz jo vetem per banesat aty prane por edhe per pjese te vecanta te qytetit kur dihet se vershimi i Kirit eshte i furishem.


Dy ditet e fundit ky lume ka pasur rritje te prurjeve te tij situate e cila u perserit dhe ne nentor. Shtrati i ketij lumi i ndikuar edhe nga nderhyrjet e shumta per te marre inerte ne te ka pesuar devijime dhe bashke me to edhe argjinatura.


Prej kohesh specialistet kane dhene alarmin per rehabilitimin e argjinatures se lumit Kir pasi ne te kundert nje carje e saj do te sillte pasoja te paparashikueshme. Argjinatura e lumit Kir eshte rreth 5 km e gjate dhe eshte demtuar se tepermi sidomos pas viteve 90. Sipas specialisteve reshjet e shumta te rena ne dy vitet e fundit kane bere qe ajo me shume veshtiresi ti perballoje prurjet e lumit.


Edhe kryeministri Berisha gjate takimeve ne shtabin e emergjencave civile ne Shkoder thuajse cdo here e ka permendur rrezikun qe vjen nga lumi Kir per qytetin e Shkodres. Kjo argjinature qe njihet ndryshe dhe si penda e Kirit eshte ndertuar pjeserisht qe me 1928-n ndersa me 1973-shin perfundoi se ndertuari duke u ngritur 15 meter mbi ate ekzistuesen.


Amortizimi i saj ka bere qe fshatrat Bardhaj Kuc Bleran e disa lagje periferike te qytetit te Shkodres te permbyten sa here ka reshje te shumta ndersa uji ne banesat e mbi 10 000 banoreve te ketyre zonave hyn deri 15 meter.


Para disa vitesh u dhane 46 milione leke te reja por rehabilitimi qe iu be kesaj argjinature ishte i dobet. Sipas specialisteve prurjet e Kirit arrijne deri 1250 meter kub uje ne sekonde por kur u ndertua ura u parashikua nje prurje e lumit prej 800 meter kub uje ne sekonde. Grumbullimi i mbeturinave te qytetit prane ketij lumi ka sjelle dhe devijimin e shtratit te tij duke e bere me kercenues per banoret.


Argjinatura ekzistuese ka si qellim mbrojtjen e zonave urbane ne dy anet e lumit mbrojtjen e zones juglindore te qytetit dhe trasese se hekurudhes e cila i kalon prane. Ajo eshte argjinature e kategorise se pare.


Projekti me i fundit i hartuar nga specialistet e keshillit te qarkut te Shkodres i miratuar nga qeveria me nje fond prej 930 mije dollaresh parashikonte qe argjinatura pergjate lumit Kir te ishte 200 metra e gjate dhe 10 metra e larte por punimet edhe pse filluan ishin te pamjaftueshme duke e lene rrezikun te hapur per keto zona.


Megjithate fale ketij investimi banoret e zonave te permbytura nga ky lume arriten te mos e perjetonin kete situate gjate 5 permbytjeve te vitit 2010. Prurjet e dy diteve te fundit diktojne nevojen e nje nderhyrjeje emergjente per perforcimin e argjinatures se Kirit qe te sigurohet mbrojtja e qytetit te Shkodres.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›