E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet 2007, Berisha: Rama ka frikë nga kthimi i Nanos

Strategjisë së opozitës për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 2007-ës, kryeministri Berisha i është përgjigjur me frikën që kishte Rama nga humbja, e që mund të rikthente në politikë ish-kreun e PS-së, Fatos Nanon. Në një takim me ambasadoren amerikane, Berisha mendonte se Rama kishte mbledhur rreth vetes disa njerëz, përfshi edhe kreun e LSI-së, Ilir Meta apo Skënder Gjinushin, të bënin fushatën elektoralë në vend të tij. “Ideja e tij ishte se Rama i frikej faktit se Nano po llogariste rikthimin e tij si kryetar i PS-së, nëse Rama humbiste zgjedhjet lokale”, - mësohet t’i ketë thënë Berisha. Në kabllogramin e mësipërm thuhet se Berisha kishte pranuar që politika ishte futur në një rrugë të ashpër, por mohoi polarizimin ekstrem, siç e akuzonin disa. Në takimin me diplomaten, Berisha është pyetur për shkarkimin e Sollakut dhe akuzat se ai po kërkonte të ushtronte kontroll mbi institucionet e pavarura. “Nuk është ky rasti”, - ishte përgjigjur Berisha, duke shtuar se ai nuk kërkonte një prokuror të ri, që ta kishte nën kontroll. Berisha kishte pranuar se emërimi ishte tagër i Presidentit. “Kur Kryeministri thotë gjërat e duhura, iniciativat e qeverisë janë shpejt e shpejt të realizuara, por edhe me kundërshti në strukturën e tyre. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me qeverinë, për ta kanalizuar atë në drejtimin e duhur, duke përfshirë edhe opozitën për çështje me interes kombëtar”, - shkruan ambasadorja amerikane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›