Berisha:Korrupsioni ende i pranishëm, mos të biem pre
Lufta kundër korrupsionit është më e vështira dhe rreziku është ende i pranishëm. Kështu ka deklaruar kryeministri Berisha në konferencën kundër korrupsionit ndërsa ka shtuar se ky fenomen përbën një duel të vëzhdueshëm ndaj dhe nuk duhet të biem pre e tij.
“Nuk ka luftë më të vështirë sesa ajo kundër korrupsionit, pasi është një luftë me veten tënde. Ne nuk duhet të biem pre e saj. Lufta kundër korrupsionit është e vështirë pasi në rastin kur mendon se ke arritur gjithçka mund të dështosh në hapat e tjerë” ka theksuar Berisha.
Ai ka theksuar më tej se qeveria po bën përpjekje për ta luftuar korrupsionin duke ndjekur parimin bazë për një qeveri të vogël ku edhe mundësia për përhapjen e këtij fenomeni të jetë më e vogël. Ai vlerësoi transparencën si një faktor ndihmë në luftën antikorrupsion dhe renditi disa nga arritjet e qeverisë në këtë betejë.
Më tej kryeministri Berisha ka deklaruar se sektori i mbrojtes ka bërë punë të mirë por lufta kundër korrupsionit është një betejë afatgjatë, e përditshme dhe thelbësore.