Patozi Wikileaks lajme si pije freskuese
Kreu i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi ka kerkuar bashkepunim me opozites dhe debatin e zgjedhjeve te 8 majit nuk mund ta analizoje Kuvendi. Ai nuk ka ngurruar ti cilesoje dokumentet e Wikileaks si lajme pije freskuese. Te nderuar kolege shpresoj te kemi lene pas shijen e kabllogrameve te Wikileaksit dhe duhet te bien dakord se kjo lloj mode nuk ka vlere ne asnje vend dhe ska pse te kete edhe ne Shqiperi. Dikujt i pelqen ti ripertyp ato dhe ne nuk kemi pse e ndalojme tha Patozi. Me tej ai shtoi se PS eshte e pabesueshme madje qesharake kur thote se zgjedhjet ishin te manipuluara. Kolege te opozites duhet te jeni te qete sepse u mundet si burrat ne kryeqytet. Ju nuk u futet ne gare per cdo post kryetari bashkie neper rrethe dhe kryetare keshillash por vetem per postin e kreut te bashkise se Tiranes. Ndersa kreu i LSI-se Ilir Meta ka kerkuar bashkepunimin mes partive te pozites dhe opozite per plotesimin e 12 rekomandimeve te BE-se. Uroj qe interesat e te gjithe shqiptareve te prevalojne mbi cdo interes tjeter. Per 100 vjetorin e shtetit tone le ti japim te gjithe shqiptareve nje mesazh domethenes ne kete date te shenuar per vendin tone. Jemi populli me evropian tha Meta.