E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bare mbetet në burg deri në përfundim të gjykimit

Gjyqtarja Fatmira Hajdari, në krye të trupit gjykues ka vendosur që Bare të qëndrojë në burg deri në përfundim të gjykimit.

Gjykata ka rrëzuar gjithashtu edhe kërkesën e avokatit të Bares për përjashtimin nga trupa gjyqësore gjyqtaren Fatmira Hajdari. Bare, emri i vërtetë i të cilit është Alfred Shkurti pak ditë më parë kërkoi me anë të një letre që Hajdari të përjashtohej nga ky proces, në mënyrë që të mos paragjykohej dhe të mos merrte ngarkesa të ndryshme mediatike dhe politike.

Aktualisht, Aldo Bare është nën procedimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda pasi akuzohet si drejtues i "Bandës së Lushnjes",  mbi të cilën rëndojnë një sërë krimesh të rënda, të kryera vite më parë në Shqipëri. Ndaj tij, rëndojnë akuzat për dhjetra vrasje, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh etj.

Bare u ekstradua disa ditë më parë nga Turqia, ku u arrestua tre vite më parë pas një urdhër- arresti të lëshuar ndaj tij nga autoritet e drejtësisë shqiptare.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›